Të paktën tre persona humbën jetën në Bejrut në një sulm izraelit ndaj luftëtarëve Hezbollahut
- Të paktën tre persona u vranë, ndërsa shtatë u plagosën në sulmin e djeshëm ajror izraelit në pjesën jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:43, 1 prill, 2025

Bejrut, 1 prill 2025 (MIA) - Të paktën tre persona u vranë, ndërsa shtatë u plagosën në sulmin e djeshëm ajror izraelit në pjesën jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
Armata izraelite, publikoi se qëllimi i sulmit ishte një luftëtar i lëvizjes shiite libaneze Hezbollah i cili "së fundmi kishte në shënjestër popullin e Hamasit dhe i ndihmoi ata".
Ky sulm vjen tre ditë pas sulmit të parë izraelit në Bejrut që nga hyrja në fuqi e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut më 27 nëntor.
Sulmi sot shkaktoi dëme në tre katet e fundit të një ndërtese banimi. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës.
Nuk ka pasur asnjë rekomandim për evakuimin e banorëve të zonës përpara goditjes. rq/
Foto: EPA