• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën tre civilë e humbën jetën në sulmet ruse për Krishtlindje

Të paktën tre civilë e humbën jetën në sulmet ruse për Krishtlindje

Kiev, 7 janar 2023 (MIA) – Edhe krahas armëpushimit të shpallur prej 36 orëve, forcat ruse vazhduan me sulmet dhe në 24 orët e kaluara janë paraqitur sulme mbi civilët në të paktën shtatë rajone në Ukrainën Lindore dhe Jugore, me ç’rast jetën e humbën të paktën tre persona, ndërsa janë plagosur 14.

“Ushtarët rusë e granatuan pjesën jugore të Hersonit 39 herë gjatë ditës së kaluar, ndërsa cak kanë qenë ndërtesat banesore ndërtesa e stacionit zjarrfikës në Hersonin e çliruar”, deklaroi guvernatori Jarosllav Janusheviç.

Në rajonin e njëjtë Donjeck, guvernatori Pavllo Kirilenko deklaroi se dy civilë janë vrarë në Bahmut dhe qytetin e afërt Krasnaja Gora. Edhe shtatë persona janë plagosur.

“Ushtarët rusë vazhduan t’i terrorizojnë civilët në rajon, duke sulmuar rajonet e çliruara si dhe territoret pranë kufirit rus. Ndonëse nuk ka pasur viktima, janë dëmtuar objekte banimi dhe biznesi”, potencoi guvernatori i Qarkut të Harkovit, Oleg Sihehubov.

Në pjesën juglindore të vendit, ushtarët rusë i granatuan 16 lagje në rajonin Zaporozhje, me ç’rast janë dëmtuar ndërtesa banesore.

 

QËNDRONI TË LIDHUR