• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe mbi 110 janë plagosur në sulmin rus në qytetin ukrainas të Çernihiv

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe mbi 110 janë plagosur në sulmin rus në qytetin ukrainas të Çernihiv

Çernihiv, 19 gusht 2023 (MIA) - Në sulmin me raketa ruse në qytetin Çernihiv në veri të Ukrainës, sot humbën jetën të paktën shtatë persona dhe mbi 110 janë plagosur. 

 “Deri në orën 15 e 25 minuta në sulmin terrorist në qendër të Çernihivit humbën jetën shtatë persona dhe 117 u plagosën”, publikoi në "Telegram" Oleksandër Lomako, ushtrues detyre i kryebashkiakut të Çernihivit.

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili sot qëndron në Suedi, e dënoi Rusinë për sulmin në ndërtesat e banimit, teatër dhe një universitet në Çernihiv.

 “Kemi një shtet terrorist (Rusinë) në fqinjësinë tonë, e bashkojmë të gjithë botën kundër tij. Një raketë ruse goditi pikërisht në qendër të qytetit”, ka shkruar ai në Telegram.

 Zelenski është për vizitë të parë në Suedi që nga fillimi i pushtimit rus mbi Ukrainë vitin e kaluar.

QËNDRONI TË LIDHUR