Të paktën pesë të vdekur pasi një bombë qëlloi një autobus shkollor në jugperëndim të Pakistanit
- Një bombë qëlloi sot një autobus që transportonte fëmijë deri në shkollë të drejtuar nga armata në Pakistanin jugperëndimor, me ç'rast humbën jetën pesë persona, duke përfshirë edhe tre fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, njoftuan personat zyrtar.
- Post By Sara Ademi
- 09:25, 21 maj, 2025
Islamabad, 21 maj 2025 (MIA) - Një bombë qëlloi sot një autobus që transportonte fëmijë deri në shkollë të drejtuar nga armata në Pakistanin jugperëndimor, me ç'rast humbën jetën pesë persona, duke përfshirë edhe tre fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, njoftuan personat zyrtar.
Shpërthimi ishte drejtuar ndaj automjeteve në qytetin Huzdar, në provincën Baluxhistan, derisa i dërgonte fëmijë në orë, deklaroi përfaqësuesi lokal Jasir Dashti, transmetoi DPA.
Mes të vdekurve janë tre fëmijë dhe dy të rritur, thuhet në kumtesën e armatës. Autoritetet shëndetësore druajnë se numri i të vdekurve mund të rritet, sepse shumë nga 38-të fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike.
Armata Çlirimtare e Baluxhistanit (BLA), grupi kryengritës i cili lufton për pavarësinë e rajonit nga Pakistani, konfirmoi se e ka targetuar autobusin, por tha se ai transferonte ushtarë.
Dhuna e organizuar nga kryengritësit është rritur në Baluxhistan, rajon i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, dhe është qendra e investimeve kineze dhe projekteve për lidhshmëri.
Dhjetëra njerëz u vranë në mars kur militantët e BLA-së rrëmbyen një autobus i cili transferonte ushtarët dhe familjet e tyre gjatë festës myslimane të Fitër Bajramit. sa/
Foto: X