• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën një person humbi jetën gjatë sulmeve të fundit ruse, njoftuan autoritetet ushtarake ukrainase

Të paktën një person humbi jetën gjatë sulmeve të fundit ruse, njoftuan autoritetet ushtarake ukrainase

Kiev, 30 gusht 2025 (MIA) – Të paktën një person humbi jetën sot në mëngjes në sulme ruse në të cilat ishin bombarduar shumë zona ukrainase, njoftuan autoritetet lokale. 

Shefi i administratës ushtarake të rajonit Zaporozhje, Ivan Fedorov, e konfirmoi sulmin e kombinuar rus me dron dhe raketa në të cilin humbi jetën një person, ndërsa 28 janë plagosur, duke përfshirë tre fëmijë. 

“Sulmet ruse shkatërruan shtëpi dhe objekte të shumta, kafene, pompa të benzinës dhe impiante industriale”, shkroi ai në Telegram. 

Dhjetëra ndërtesa dhe shtëpi mbetën pa rrymë dhe gaz, shtoi funksionari nga Zaporozhja. 

Pak më në veri, guvernatori i Rajonit të Dnipropetrovskit, gjithashtu, raportoi sulme me raketa dhe dronë. 

“Infrastruktura është dëmtuar në qytetet Dnjepër dhe Pavlograd, që shkaktoi zjarre”, sqaroi Sergij Lisak në Telegram, duke shtuar se nuk ka raportime për viktima. 

Rajoni i Volinit, në kufirin polak, pësoi “sulm masiv nga dronët armiqësorë”, sipas funksionarit lokal të administratës ushtarake, Ivan Rudnicki. 

Në Rajonin e Kievit, kompania hekurudhore bëri të ditur se defekte të infrastrukturës shkaktuan vonesën e trenave. fc/

Foto: Fedorov në Telegram

 

QËNDRONI TË LIDHUR