• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën katër viktima pas shembjes së një ndërtese banimi në Indi

Të paktën katër viktima pas shembjes së një ndërtese banimi në Indi

Nju Delhi, 19 prill 2025 (MIA) – Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në afërsi të Nju Delhit sot, raportojnë mediat indiane, duke iu referuar policisë.

Sipas raportimeve, 14 persona janë shpëtuar. Blloku është shembur në Mustafabad në pjesën verilindore të shtetit Delhi, raportoi DPA.

Kushtet e kufizuara e pengojnë punën e shpëtimit, deklaroi një zëdhënës i Forcave kombëtare për reagim ndaj fatkeqësive.

Nuk dihet ende shkaku i shembjes. Mediat vendase raportojnë se së fundmi janë kryer punime ndërtimore në katin përdhes të godinës.

Kryeministrja e Delhi, Reka Gupta ka urdhëruar një hetim për incidentin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR