• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën katër të lënduar gjatë sulmit me dronë ndaj Odesës

Të paktën katër të lënduar gjatë sulmit me dronë ndaj Odesës

Kiev, 14 prill 2025 (MIA) - Odesa dhe rajoni u sulmuan nga 10 dronë nga Deti i Zi, publikoi kryetari i komunës së qytetit Genadij Truhanov në aplikacionin Telegram. Në qytet jehuan shpërthime të fuqishme, shtoi ai.

Sipas informacioneve preliminare, të paktën katër persona janë plagosur gjatë sulmit, deklaroi kryetari i Drejtorisë ushtarake rajonale të Odesës, Oleg Kiper.

"Armiku e sulmoi Odesën dhe rajonin me dronë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe automjetet", shkroi Kiper në Telegram.

Mbetjet e cakut shkaktuan zjarr. Të gjitha shërbimet kompetente po eliminojnë pasojat e sulmit, shtoi kryetari i Drejtorisë ushtarake rajonale të Odesës.

Më herët, kanalet lokale publikuan se përveç Odesës, dronët luftarakë po riorientohen edhe drejt qytetit bregdetar Çernomorsk dhe Juzhni.

Autoritetet u kërkuan banorëve të strehohen në strehimoret për bombat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR