• e premte, 27 shtator 2024

Të paktën katër persona janë lënduar në një shpërthim në Milano

Të paktën katër persona janë lënduar në një shpërthim në Milano

Romë, 11 maj 2023 (MIA) - Në shpërthimin e sotëm në qendër të Milanos, janë lënduar katër persona.

Fatkeqësia ka ndodhur pasi ka shpërthyer një kamion i parkuar, që ka transportuar 20 bombola me oksigjen.

Gazeta italiane Republika publikoi se shpërthimi i kamionit ka shkaktuar "domino efekt", respektivisht zjarri është përhapur ndaj automjeteve tjera, si dhe një barnatore dhe disa banesa.

Në vijim është evakuimi i banorëve nga shtëpitë në fqinjësi, shkollave dhe një shtëpie për pleq. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR