• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën katër persona humbën jetën gjatë të shtënave në Baltimor

Të paktën katër persona humbën jetën gjatë të shtënave në Baltimor

Baltimor, 2 korrik 2023 (MIA) - Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 25 janë plagosur gjatë të shtënave në Baltimor, qytet në shtetin federal Merilend, transmetuan mediat amerikane duke iu referuar nënpunësve lokalë dhe dëshmitarëve. 

Portali "BNO News" raportoi se të shtënat masive dyshohet se kanë ndodhur pak pas mesnate me orën lokale në një festë ku morën pjesë më shumë se 100 persona me rastin e "Ditës së Bruklinit". Dëshmitarët okularë thonë se janë qëlluar rreth 30 të shtëna.

Hollësi të tjera për momentin nuk janë bërë të ditura. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR