• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën katër fëmijë humbën jetën nga shembja e çatisë në një shkollë në Indi, Modi shpreh ngushëllime

Të paktën katër fëmijë humbën jetën nga shembja e çatisë në një shkollë në Indi, Modi shpreh ngushëllime

Nju Delhi, 25 korrik 2025 (MIA) – Të paktën katër fëmijë humbën jetën, ndërsa 17 u lënduan gjatë shembjes së çatisë së një ndërtese të shkollës në shtetin perëndimor Raxhastan të Indisë, raportuan mediat lokale.

Autoritetet drujanë se dhjetëra njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale, autoritetet lokale përdorën një vinç për të shmangur rrënojat.

Fatkeqësia ndodhi derisa nxënësit po ndiqnin mësimet në një shkollë shtetërore në Xhalavar.

Kryeministri indian Narendra Modi e quajti shembjen e ndërtesës së shkollës në Raxhastan "shumë të trishtueshme". Ai deklaroi se autoritetet po ofrojnë gjithë ndihmën e mundshme për të pësuarit.

Foto: X skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR