• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën gjashtë viktima në sulmin e ri rus në Kiev

Të paktën gjashtë viktima në sulmin e ri rus në Kiev

Kiev, 23 qershor 2025 (MIA) - Të paktën gjashtë persona e humbën jetën gjatë sulmit rus në Kiev dhe zonat përreth, kumtuan sot zyrtarët ukrainas, raporton DPA.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko bëri të ditur në Telegram se viktimat kanë qenë banorë të një ndërtese banimi.

Nëpër kryeqytetin ukrainas ka 19 persona të lënduar, ndërsa tetë prej tyre për momentin po marrin trajtim spitalor, shtoi Kliçko, duke vënë në dukje se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, transmeton agjencia gjermane.

Ministri për Punë të Brendshme, Igor Klimenko deklaroi në Telegram se në sulm u përdorën raketa dhe dronë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR