• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën gjashtë të vdekur në sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës

Të paktën gjashtë të vdekur në sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës

Kiev, 22 tetor 2025 (MIA) - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, prej të cilëve dy fëmijë, ndërsa 17 u plagosën në sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kumtoi presidenti ukraians Volodimir Zelenski.

Ai theksoi se "qytete të zakonshme ishin nën zjarr, kryesisht infrastruktura energjetike, por u prekën edhe shumë ndërtesa banimi." Zelenski informoi se si pasojë e sulmeve pati zjarre në Zaporozhje dhe Kiev, dhe u sulmuan gjithashtu rajonet e Kievit, Odesës, Çernihivit, Dnjeperit, Kirovogradit, Poltavas, Vinicës, Zaporizhias, Çerkasit dhe Sumit.

"Një natë tjetër vërteton se Rusia nuk ndjen presion të mjaftueshëm... Fjalët ruse për diplomacinë nuk kanë asnjë vlerë derisa udhëheqja ruse të ndiejë probleme kritike. Dhe kjo mund të sigurohet vetëm përmes sanksioneve, pajisjeve me rreze të gjatë veprimi dhe diplomacisë së koordinuar midis të gjithë partnerëve tanë. Është koha e duhur që Bashkimi Evropian të miratojë një paketë të fortë sanksionesh. Ne gjithashtu mbështetemi në masa të forta sanksionesh nga SHBA dhe G7, nga të gjithë ata që kërkojnë paqe. Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë tani dhe të ketë një përgjigje të bashkuar ndaj sulmeve të fshehta të Rusisë", shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Ai theksoi se të gjithë ata që tani po e ndihmojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa për ta, po shpëtojnë jetë. Ne jemi mirënjohës për këtë.

"Dhe kushdo që e ndihmon Ukrainën me pajisje me rreze të gjatë veprimi do ta afrojë fundin e luftës", shtoi Zelenski.

Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko, tha se dy persona u vranë në sulmet ruse ndaj kryeqytetit dhe rrethinat e tij. Disa persona u plagosën, përfshirë katër të rritur, dhe tre prej tyre janë aktualisht të shtruar në spital. sa/

Foto: Zelenski në rrjetet sociale

QËNDRONI TË LIDHUR