• e martë, 05 nëntor 2024

Të paktën gjashtë persona u vranë në sulmin izraelit ndaj Bejrutit

Të paktën gjashtë persona u vranë në sulmin izraelit ndaj Bejrutit

Bejrut, 3 tetor 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin e sotëm ajror izraelit ndaj qendrës së kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Armata izraelite (IDF) kumtoi se kreu një sulm të saktë ajror ndaj një ndërtese në lagjen Baçura, që është në afërsi të Parlamentit.

Tre raketa kanë goditur edhe periferinë jugore të Bejrutit, Dahije, ku javën e kaluar u vra lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Periferitë jugore të Bejrutit prej dje kanë qenë caku i sulmeve izraelite, një ditë pasi Irani lansoi ​​më shumë se 180 raketa ndaj Izraelit.

IDF dje kumtoi se tetë ushtarë u vranë në një betejë tokësore në Libanin jugor, derisa forcat izraelite kanë hyrë në territorin e Libanit.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Naxhib Mikati deklaroi se rreth 1,2 milionë libanezë janë zhvendosur për shkak të sulmeve izraelite. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR