Të paktën gjashtë persona janë mbytur, ndërsa dy konsiderohen të zhdukur pasi që valë të fuqishme i goditën brigjet e Australisë
- Një peshkatar e humbi jetën pasi që sot u mor nga shkëmbinjtë në Australi, që është i fundit në serinë e rasteve të vdekjes nga përmbytja që la në hije festën e Pashkëve. Të paktën gjashtë persona u mbytën në Australi prej se valët jashtëzakonisht të mëdha i kapluan brigjet, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:45, 20 prill, 2025
Kanberrë, 20 prill 2025 (MIA) - Një peshkatar e humbi jetën pasi që sot u mor nga shkëmbinjtë në Australi, që është i fundit në serinë e rasteve të vdekjes nga përmbytja që la në hije festën e Pashkëve. Të paktën gjashtë persona u mbytën në Australi prej se valët jashtëzakonisht të mëdha i kapluan brigjet, lajmëroi DPA.
Policia në shtetin Uellsi i Ri Jugor kumtoi se punonjësit e spitalit arritën ta shpëtojnë peshkatarin pasi që valët e dërguan nga shkëmbinjtë në jug të Sidenit. Një djalosh 14-vjeçar i cili gjithashtu u mbyt në det, u nxor nga uji dhje është në gjendje stabile në spital, kumtoi policia.
Në një incident tjetër, gjurmimi akoma është në rrjedhë pasi që një person 24-vjeçar pardje, në det u mor nga valët e mëdha derisa ecte përskaj shkëmbinjve në paralagjet lindore të Sidneit.
Edhe një peshkatar dje e humbi jetën pasi që u mor nga valët në det në shtetin Uellsi i Ri Jugor.
Një grua e humbi jetë, ndërsa një burrë konsiderohet i zhdukur pasi që u morën nga uji në afërsi të Melburnit.
Një burrë 58-vjeçar për të cilin policia beson se ka peshkuar në afërsi të Volongut, është marrë nga uji dhe është mbytur. Dy persona të tjerë janë mbytur në Mosman dhe Eden, kumtoi policia e Uellsit të Ri Jugor. Besohet se edhe dy të tjerë janë marrë nga valët.
Meteorologët lokal i paralajmëruan australianët të jenë posaçërisht të kujdesshëm në ditët në vijim për shkak të valëve të mëdha përgjatë brigjeve të Uellsit të Ri Jugor dhe ishijve përreth. ab/
Fotо: МIА arkivi