• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën dy të vdekur në një përleshje mes policisë dhe protestuesve të opozitës në Bangladesh

Të paktën dy të vdekur në një përleshje mes policisë dhe protestuesve të opozitës në Bangladesh

 Daka, 31 tetor 2023 (MIA) -  Të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përleshjen e sotme mes policisë dhe protestuesve të opozitës në Bangladesh.

 Që nga e shtuna në përleshje të tilla humbën jetën gjithsej gjashtë persona mes të ciëëve edhe një polic.

Opozita kryesore, Partia Nacionaliste e Bangladeshit me mbështetësit e saj  e filloi bllokadën e paralajmëruar treditore të komunikacionit në të gjithë vendin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Hasina Vazed dhe marrjen e një qeverie të përkohshme jopartiake.

 Kryeministrja e refuzoi mundësinë për dialog dhe kërcënoi opozitën me represion.

 Policia dhe mbështetësit e opozitës përleshen  që nga e shtuna kur u mbajt tubimi i parë i madh. Të dielën, partia opozitare e udhëhequr nga ish-kryeministri Kaled Zia filloi një grevë të përgjithshme njëditore në të gjithë Bangladeshin. Pasi një politikan opozitar u arrestua, partia paralajmëroi një bllokadë treditore për të ndaluar të gjithë Bangladeshin dhe ta rrëzojë qeverinë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR