Të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa dy janë lënduar në një incident me të shtëna në Vjenë
- – Të paktën dy persona janë vrarë mbrëmë në një incident me të shtëna në Vjenë, njoftuan mediat austriake.
- Post By Fitore Curri
- 11:23, 17 shtator, 2025
Vjenë, 17 shtator 2025 (MIA) – Të paktën dy persona janë vrarë mbrëmë në një incident me të shtëna në Vjenë, njoftuan mediat austriake.
Besohet se një nga të vdekurit është kryerësi i supozuar i vrasjes në një banesë në lagjen Leopoldshtat në kryeqytet. Një grua 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën ku ka ndodhur incidenti. Një grua 24-vjeçare e cila është në gjendje kritike dhe një burrë 26-vjeçar janë dërguar në spital me plagë serioze, deklaroi Kristof Mirau, zëdhënës i Asociacionit Shëndetësor në Vjenë, për servisin publik radiodifuziv ORF.
Sipas informacioneve të policisë në ORF, ka pësuar një shkëmbim zjarri në rrugë ndërmjet policisë dhe sulmuesit, i cili ka bërë përpjekje të ikë me automobil. Pak kohë më vonë, ai ishte gjetur i vdekur në automjetin e njëjtë jo larg vendit të ngjarjes, deklaroi zëdhënësja e policisë Julija Shik në intervistë për ORF.
Ajo theksoi se rrethanat e sakta ende janë të paqarta, raporti ndërmjet viktimave dhe kryerësit të supozuar është mjet i hetimit nga ana e drejtorisë rajonale të policisë. Sipas informacioneve, dy anëtarë të mitur të familjes janë gjetur fizikisht të pa lënduar. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s