Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin në Filipine
- Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 7,4 ballë që e goditi ishullin Mindanao të Filipineve, kumtoi një zyrtar i shërbimit rajonal për mbrojtje civile.
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 10 tetor, 2025
Manila, 10 tetor 2025 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 7,6 ballë që e goditi ishullin Mindanao të Filipineve, kumtoi një zyrtar i shërbimit rajonal për mbrojtje civile.
Karlo Puerto, zyrtar për informata në shërbimin për mbrojtje civile në rajonin Davao, deklaroi në telefon se dy të vdekur janë nga qyteti Mati, në provincën Davao Oriental.
Tërmeti me fuqi prej 7,6 ballë sot e goditi rajonin jugor të Filipineve, duke shkaktuar që njerëzit të largohen nga banesat dhe duke nxitur autoritetet të japin paralajmërime për cunami.
Tërmeti ndodhi në orën 09:43 të mëngjesit pranë bregut të krahinës Davao Oriental, rreth 1.000 kilometra në jug të Manilës, kumtoi Instituti Filipinas për Vullkanologji dhe Sizmologji (Phivolcs).
"Presim dëm dhe lëkundje pasuese", deklaroi drejtori i Phivolcs, Teresito Bakolkol.
Banorët e zonave bregdetare në shtatë krahina u këshilluan "të evakuohen menjëherë në terrene më të larta ose të zhvendosen më thellë në brendësi të vendit", qëndron në paralajmërimin për cunami të Phivolcs. sa/
Foto: EPA