• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën dy persona e humbën jetën, ndërsa 32 janë lënduar në një sulm me dron rusë në Harkov

Të paktën dy persona e humbën jetën, ndërsa 32 janë lënduar në një sulm me dron rusë në Harkov

Kiev, 4 prill 2025 (MIA) - Dronë rusë kanë sulmuar mbrëmë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkov, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar zjarre në të cilat e kanë humbur jetën të paktën dy persona, ndërsa janë lënduar 31, kumtuan autoritetet lokale.

Guvernatori i rajonit Oleg Sinegubov deklaroi se në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë. 

Ai tha se janë goditur disa ndërtesa shumëkatëshe, ku shpërtheu edhe zjarr në çatinë e njërës prej ndërtesave. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.

Kryetari Igor Terehov deklaroi se nën rrënoja janë gjetur eshtrat e një personi të tretë.

Sinegubov, gjithashtu, tha se një person është lënduar në një sulm me dron në një fshat afër Harkovit.

Gjatë javës së kaluar, Harkov, në verilindje të Ukrainës, ishte shënjestër nga sulmet me dron rus pothuajse çdo natë.

Në qytetin Dnipro, tre persona janë lënduar nga një sulm masiv me dron. Edhe në rajonin e Zaporozhje, të paktën shtatë dronë sulmuan objektiva në rajon, gjatë të cilav u lëndua një person, kumtuan autoritetet lokale.

Ndërkohë, kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi se njësitë ruse për mbrojtje kundërajrore rrëzuan një dron që po i afrohej Moskës.

"Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes zmbrapsën një sulm ndaj një droni që fluturonte drejt Moskës, shkroi Sobjanin në aplikacionin Telegram. “Specialistët e urgjencës po punojnë në vendin ku ranë mbetjet”, shtoi ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR