• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të paktën dy persona e humbën jetën në sulmin izraelit ndaj Jemenit

Të paktën dy persona e humbën jetën në sulmin izraelit ndaj Jemenit

Sanë, 25 gusht 2025 (MIA) - Izraeli kreu sulme të mëdha ndah caqeve lidhur me huthët në Jemen, kumtoi sot armata izraelite, me ç'rast në to, jetën e humbën së paku dy persona, transmetoi grupi kryengritës proiranian.

Forcat ajrore izraelite sulmuan cak ushtarak jo larg pallatit presidencial në Sanë, kumtoi armata izraelite në Telegram, duke shtuar se janë sulmuar edhe dy elektrana dhe depoja për derivate, të cilën e shfrytëzojnë huthët. Armata kumtoi se vala e sulmeve është përgjigje e sulmeve të huthëve ndaj Izraelit, prej të cilave vala e fundit u krye dje. Mbrojtja ajrore izraelite i hasi raketat, theksoi IDF.

Së paku dy persona e humbën jetën, ndërsa 35 janë lënduar në "sulmet ajrore "cioniste" ndaj Sanës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e huthëve.

Sipas ministrisë, janë sulmuar caqe infrastrukturore dhe civile. Dëshmitarë okularë në Sanë thanë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme. Disa nga caqet e goditura energjetike, përfshirë një elektranë dhe një objekt për deponim të derivateve, janë shfrytëzuar për caqe civile, kumtoi ministria.

Në sulme morën pjesë mbi 10 aeroplanë ushtarakë izraelitë, kumtuan burimet ushtarake izrraelite. Caqet ishin deri 2.000 kilometra larg kufirit izraelit, ndërsa aeroplanët janë mbushur me derivate disa herë në ajër.

Izraeli sot i akuzoi huthët se "me siguri" për herë të parë kanë shfrytëzuar municion kasetor në sulmin e tyre të fundit ndaj Izraelit.

"Kjo është hera e parë një raketë e tillë të lansohet nga Jemeni. Megjithatë, me rëndësi është të përmendet se mbrojtja ajrore e Izraelit mund të përballet me këtë lloj municioni", kumtoi IDF.

Huthët dje kumtuan se kanë filluar sulm të ri ndaj aeroportit ndërkombëtar në afërsi të Tel-Avivit. Raketa, sipas ushtrisë izraelite, është shkatërruar në ajër para se ta arrinte cakun. Një pjeës e raketës thuhet se ka rënë në afërsi të aeroportit.

Amnesti Interneshënëll kumtoi se Irani ka shfrytëzuar municion kasetor në përgjigje të sulmeve izraelite në qershor. megjithatë, ai municion është i ndaluar sipas të drejtës ndërkombëtare, thekson KB. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR