• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën 96 persona u vranë në sulmet izraelite mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës

Të paktën 96 persona u vranë në sulmet izraelite mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës

Gazë, 17 nëntor 2024 (MIA) – Në sulmet e forcave izraelite mëngjesin e sotëm përgjatë Rripit të Gazës u vranë të paktën 96 persona, ndërsa më shumë se 60 janë plagosur, informojnë sot mediat arabe. 

Forcat izraelite (IDF) kryen sulme ndaj ndërtesave banesore në Beit Laija, Nusejrat, Burei dhe Xhabalia, njoftoi zyra e mediave në enklavën e okupuar palestineze, transmeton Al Xhezira. 

Armata okupatore e dinte se në këto shtëpi dhe ndërtesa banesore jetojnë dhjetëra civilë të zhvendosur, prej të cilëve shumica fëmijë dhe gra, thuhet në kumtesë. 

Zyra mediatike palestineze njoftoi se ata vlerësojnë se Izraeli dhe administratat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe të tjera “vende të cilat marrin pjesë në gjenocid janë plotësisht përgjegjëse për vazhdimin e luftës dhe pastrimit etnik”. 

Ushtria izraelite muajin e kaluar dërgoi tanke në Beit Laija dhe qytetet e afërta Beit Hanun dhe Xhabalia, më të mëdhenjtë nga tetë kampet historike të refugjatëve në Rripin e Gazës, si pjesë e fushatës kundër anëtarëve të Hamasit të cilët bënin përpjekje që të riorganizohen. 

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në enklavën e okupuar palestineze njoftoi sot se deri më 7 tetor 2023 është konfirmuar se janë vrarë 43.800 palestinezë, ndërsa afro 104.000 janë plagosur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR