Të paktën 93 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në Indi, 250 janë shpëtuar
- - Të paktën 93 persona humbën jetën sot nga rrëshqitjet e dheut në shtetin indian Keralla, njoftuan mediat lokale.
- Post By Fitore Curri
- 15:46, 30 korrik, 2024

Nju Delhi, 30 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 93 persona humbën jetën sot nga rrëshqitjet e dheut në shtetin indian Keralla, njoftuan mediat lokale.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të mëdha, ndërsa viktima janë kryesisht punëtorë në plantacionet e çajit dhe familjet e tyre.
Deri më tani janë shpëtuar 250 persona, ndërsa pas rrëshqitjes së dheut rreth qindra familje mbetën pa kulm mbi kokë, informon televizioni lokal Azianet. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s