• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 84 persona u vranë sot në sulmet izraelite në Gazë, kumtuan mjekët palestinezë

Të paktën 84 persona u vranë sot në sulmet izraelite në Gazë, kumtuan mjekët palestinezë

Gazë, 24 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 84 persona u vranë sot në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi DPA, duke cituar burime mjekësore palestineze.

Shumica e viktimave janë në qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite kumtoi se iu nënshtrua një zjarri masiv nga ndërtesa e spitalit "Ash Shifa" dhe fajësoi grupin islamist Hamas për sulmin. Ushtria izraelite publikoi incizim të cilat, sipas tyre, janë bërë ditët e fundit dhe tregojnë luftëtarë që qëllojnë nga "Ash Shifa". Izraeli e ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për përdorimin e institucioneve shëndetësore për qëllime ushtarake, ndërsa më parë ka kryer operacione në "Ash Shifa".

Organizata ndërkombëtare humanitare КЕАР (Cooperative for Assistance and Relief Everywhere) kumtoi se një grua shtatzënë, e cila ishte partnerja e tyre, u vra në një sulm ajror në shtëpinë e saj në qytetin Gaza. Dy fëmijët e saj, të moshës 3 dhe 5 vjeç, u vranë gjithashtu në sulm, ndërsa burri i saj u plagos rëndë.

KEAR informoi gjithashtu se të hënën është shkatërruar një qendër shëndetësore e drejtuar nga një organizatë tjetër partnere. Sipas tyre, ajo ishte një nga të paktat qendra mjekësore që ende funksiononin në zonë. Organizata nuk specifikoi se kush e kreu sulmin.

Ushtria izraelite tha se po verifikonte këto informacione.

Ushtria izraelite nisi një ofensivë tokësore në qytetin e Gazës në fund të javës së kaluar.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gazë kumtoi se mbi 65.400 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. ls/

Foto: DPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR