• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 66 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës

Të paktën 66 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës

 Gazë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 66 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, humbën jetën mëngjesin e sotëm në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës, ndërsa mbi 100 persona janë plagosur.

Gjatë sulmit është  shkatërruar një bllok të tërë banimi pranë spitalit Kamal Advan në Beit Lahija, njoftoi agjencia palestineze Vafa. 

 Shumë njerëz janë ende të zhdukur, shtoi agjencia.

 Drejtori i spitalit Husam Abu Safija tha se shumica e viktimave ishin në gjumë në kohën e sulmit.

 "Numri i të vdekurve është jashtëzakonisht i lartë. Shumica e tyre janë fëmijë dhe gra", tha Abu Safija, duke shtuar se situata është "shumë e rëndë" dhe se spitali nuk është në gjendje të kujdeset për numrin e madh të të plagosurve dhe të vdekurve.

 Sipas tij, sulmi goditi një bllok të tërë pranë spitalit, duke shkatërruar të paktën pesë shtëpi, ndërsa personeli i spitalit është në terren për të shpëtuar njerëzit e ngijuar nën rrënoja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR