• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 65 viktima nga stuhia në veri të Filipineve

Të paktën 65 viktima nga stuhia në veri të Filipineve

Manila, 25 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 65 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet pasi stuhia tropikale "Trami" sot goditi pjesën veriperëndimore të Filipineve.

Autoritetet kërkuan varka shtesë shpëtimi për të evakuuar mijëra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia mund të mos ketë përfunduar ende. Sipas tyre, "Trami" e cila është stuhia e 11-të dhe më vdekjeprurëse e vitit në Filipine javën e ardhshme mund të bëjë "kthesë" për shkak të erërave në Detin e Kinës Jugore.

Shefi i policisë rajonale të Filipineve informoi se 33 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia në provincën Batangas në jug të Manilës me çka numri i viktimave arriti të paktën 65.

Ende 11 persona të tjerë rezultojnë si të zhdukur në Batangas, deklaroi nënkoloneli Hasinto Malinao.

Sipas të dhënave të ditës së sotme, erërat arritën shpejtësinë deri në 95 km/h me stuhi deri në 115 km/h. Stuhia po lëviz drejt veriperëndimit me shpejtësi deri në 30 km/h drejt Vietnamit i cili mund të goditet të dielën nëse stuhia ruan kursin e saj.

Agjencia Meteorologjike e Filipineve kumtoi se presioni i lartë dhe faktorë të tjerë meteorologjikë në Detin e Kinës Jugore mund ta shtyjnë stuhinë përsëri në Filipine.

Presidenti Ferdinand Markos u informua për këto mundësi në një takim urgjent me anëtarët e kabinetit dhe shërbimet e menaxhimit të fatkeqësive duke kërkuar më shumë informacion mbi parashikimin e motit. Meteorologu shtetëror u përgjigj se "Trami" mund të kthehet në fillim të javës së ardhshme, por ka të ngjarë të shmangë Filipinet pa arritur në tokë.

Sipas të dhënave rreth menaxhimit të fatkeqësive më shumë se 2.6 milionë persona janë prekur nga stuhia, ndërsa rreth 320.000 janë evakuuar në qendra te të afërmit e tyre.

Qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe institucionet për të mbrojtur miliona banorë në ishullin më të madh verior të Luzonit. Është ndërprerë edhe shërbimi i trenave mes ishujve. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR