• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 64 persona humbën jetën nga tërmeti shkatërrues në Japoni

Të paktën 64 persona humbën jetën nga tërmeti shkatërrues në Japoni

Tokio, 3 janar 2024 (MIA) - Të paktën 64 persona humbën jetën në tërmetin shkatërrues që e goditi Japoninë më 1 janar, ndërsa rrënojat dhe rrugët e dëmtuara ende i pengojnë shërbimet e shpëtimit të zbatojnë operacione për kërkim dhe shpëtim të të mbijetuarve, lajmërojnë mediat japoneze.

Kaluan dy ditë që kur tërmeti me magnitudë prej 7,6 ballë sipas shkallër Rihter shkaktoi dëm të madh në infrastrukturë dhe zjarre në qytetin Vaxhima, në prefekturën Ishikava, në bregun e Detit japonez, por shkalla e plotë e kësaj katastrofe nuk dihet ende.

Për shkak të shiut, i cili, siç është njoftuar në rajonet e goditura nga tërmeti, do të bie deri të enjten, agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi në shembje potenciale.

Ushtria japoneze (SDF) ka përdorur helikopterë për dorëzimin e materialeve bazë te zonat e shkëputura, ndërsa autoritetet lokale kërkuan nga pushtetit qendror të dërgojë personel ushtarak plotësues për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Kryeministri Fumio Kishida në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se Qeveria ka vendosur ta rrisë numrin e ushtarëve në rajonin e goditur nga tërmeti nga njëmijë të tanishëm në dy mijë. Kishida u takua me gazetarët një ditë pasi në aeroportin Haneda në Tokio u ndeshën një aeroplan i Xhapan erlajns dhe një aeroplan i rojes bregdetare japoneze që transportonte ndihmë humanitare për në Vaxhima.

Epiqendra e tërmetit shkatërrues ka qenë rreth 30 kilometra në lindje-verilindje të Vaxhimas në një thellësi prej 16 kilometrash dhe ka regjistruar nivelin më të lartë prej 7 njësi në shkallën japoneze të intensitetit sizmik, thonë shërbimet kompetente dhe kujtojnë se një tërmet kaq i fortë është regjistruar në vitin 2018 në Hokaido. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR