• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 62 viktima në sulmin e djeshëm izraelit në lindje të Libanit

Të paktën 62 viktima në sulmin e djeshëm izraelit në lindje të Libanit

Bejrut, 29 tetor 2024 (MIA) – Të paktën 62 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 200 janë plagosur në sulmin e djeshëm ajror izraelit ndaj luginës Beka në lindje të Libanit, transmetoi gazeta libaneze An – Nahar. 

Sipas raportit, në bombardimet ka numër të madh të viktimave civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Banorë lokalë dhe kryetarët e qytetit Balbek konfirmojnë se sulmi ka shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe shkatërrime në disa vendbanime, duke i përfshirë Halanian, Budain, Xfirin, Xhunin, Ramin dhe Alakin. 

Sulmet intensive zgjatën rreth pesë orë dhe filluan dje në mëngjes. 

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave nga fillimi i sulmeve izraelite më 8 tetor të vitit të kaluar ka arritur 2.672 civilë, ndërsa janë plagosur 12.468 njerëz. 

Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut eskaloi pasi Hezbollahu filloi të gjuajë raketa drejt pjesëve veriore të Izraelit si mbështetje për popullin palestinez në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli u përgjigj me ofensivë tokësore dhe sulme të fuqishme ajrore. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR