• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 61 emigrantë u mbytën në afërsi të bregut libian

Të paktën 61 emigrantë u mbytën në afërsi të bregut libian

Tripoli, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 61 emigrantë, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë, janë mbytur në një anije pa vela në afërsi të Libisë, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).

IOM në platformën X njoftoi se, sipas deklaratave të të mbijetuarve, në anije kishte 86 persona dhe se ajo ishte nisur nga qyteti libian Zvar, transmetojnë mediat britanike.

Gjatë viteve të fundit, Libia është pikë qendrore tranziti e emigrantëve nga rruga e tyre nga Afrika dhe Lindja e Afërt për Evropë, në përpjekjen përmes Mesdheut në varka dhe anije të arrijnë afër bregut italian. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR