• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 57 palestinezë janë vrarë nga mëngjesi në një sulm izraelit në Gaza

Të paktën 57 palestinezë janë vrarë nga mëngjesi në një sulm izraelit në Gaza

Gaza, 2 prill 2025 (MIA) - Nga mëngjesi në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 57 palestinezë, njoftuan burimet mjekësore.

Të paktën 22 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, u vranë në institucionin shëndetësor në Xhabala, kumtuan autoritetet lokale, transmetoi Al Xhezira.

Një nga sulmet më serioze ishte sulmi në një shtëpi në Kan Junis, në jug të Gazës, ku u vranë të paktën 12 palestinezë.

Ata njerëz u vranë në një sulm në pjesën verilindore të Rafahut, ku armata izraelite kumtoi se zbaton ofensivë të përmasave të mëdha për ndërmarrjen e "rajoneve të mëdha".

Ministri izraelit i Mbrojtjes Izrael Kac sot njoftoi zgjerim të madh të operacionit ushtarak në Gaza dhe tha se rajone të mëdha të enklavës palestineze do të pushtohen dhe do të shtohen në zonat e sigurisë së Izraelit.

Ministri në kumtesë njoftoi se do të ketë evakuim të madh të popullatës nga rajoni i operacioneve luftarake, transmetojnë mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR