• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të paktën 56 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Gazë

Të paktën 56 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Gazë

Gazë, 29 qershor 2025 (MIA) – Të paktën 56 persona janë vrarë në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës prej dje në mëngjes, njoftuan punëtorë medicinalë palestinezë dhe mbrojtja civile. 

Në valën më të re të sulmeve ndaj enklavës bregdetare, janë goditur disa zona, ndërsa dhjetëra njerëz janë lënduar. Informacionet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. 

Sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, 11 persona ishin vrarë në sulme ajrore në lagjen Tufa, në qytetin Gazë, në afërsi të ish ndërtesës shkollore. Agjencia palestineze e lajmeve VAFA njoftoi për më shumë viktima dhe tha se në mesin e tyre ka fëmijë. 

Të punësuarit në mbrojtjen civile në Gazë publikuan edhe 45 raste të vdekjes nga sulme të tjera të forcave izraelite. 

Ushtria izraelite nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për koment. 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë paraprakisht njoftoi se 81 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të kaluara, duke përfshirë edhe viktima nga e premtja. 

Sipas numrave të fundit, numri i palestinezëve të vrarë tejkaloi 56.400. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR