• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 51 ushtarë vriten në një pritë në veri të Burkina Fasos

Të paktën 51 ushtarë vriten në një pritë në veri të Burkina Fasos

Ougadogu, 20 shkurt 2023 (MIA) - Të paktën 51 ushtarë të Burkina Fasos kanë humbur jetën në incidentin e fundit në rajonin verior të këtij vendi të trazuar të Afrikës Perëndimore i cili është cak i sulmeve të vazhdueshme xhihadiste, njoftoi sot armata.

Mediat britanike informojnë se ushtarët u vranë të premten kur njësiti i tyre është sulmuar në pritë.

Fillimisht numri i raportuari prej tetë viktimave u rishikua pasi u gjetën 43 trupa të tjerë, theksohet në kumtesën e armatës.

Ushtarët u sulmuan në provincën Oudalan, në rajonin Sahel të Burkina Fasos, që ndan kufirin me Malin.

Ushtria nuk ka akuzuar drejtpërdrejtë askënd për sulmin, por theksoi se "rreth 160 terroristë u vranë në një sulm ajror kundër-ofensivë".

QËNDRONI TË LIDHUR