• e martë, 26 nëntor 2024

Të paktën 51 persona humbën jetën në Spanjë në vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm

Të paktën 51 persona humbën jetën në Spanjë në vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm

Madrid, 30 tetor 2024 (MIA) – Të paktën 51 persona humbën jetën në vërshimet e djeshme në pjesën lindore dhe jugore të Spanjës. Sipas mediave lokale, disa persona konsiderohen të zhdukur, përderisa reshjet e shiut e dëmtuan komunikacionin hekurudhor dhe shkaktoi alarm të rremë për shira të rrëmbyeshëm, sepse pritet që moti i pafavorshëm të vazhdojë.

Autoritetet informuan se janë gjetur një pjesë e trupave pasi vërshimet dje morën automobila në rrugët e fshatrave dhe e ndërprenë komunikacionin hekurudhor në pjesë të mëdha të pjesës lindore dhe jugore të vendit, informon agjencia spanjolle EFE. 

Një tren me shpejtësi të madhe me gati 300 udhëtarë doli nga binarët në afërsi të Malagës, ndërsa autoritetet hekurudhore njoftuan se askush nuk është lënduar. Vërshimet gjithashtu e ndërprenë komunikacionin hekurudhor në relacionet mes Valencias dhe Madridit, si dhe linja të tjera urbane përgjatë zonave të goditura. 

Agjencia Meteorologjike Shtetërore dhe alarm të kuq për shira të rrëmbyeshëm në zonën Valencia, ku vërshimet shkaktuan rrënimin e urës në Piçanjë. 

Komuna si Turis dhe Utiel regjistruan rreth 200 litra shi në metër katror, përderisa shumë vendbanime në jug dhe lindje shënuan mbi 100 litra vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas raporteve zyrtare. 

Autoritetet paralajmëruan se kushtet e pafavorshme të motit do të vazhdojnë dhe ju bënë thirrje banorëve lokalë të jenë të kujdesshëm. “Kjo e martë është dita më e pafavorshme e këtij episodi, por shumë shira të rrëmbyeshëm do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftoi mbrëmë agjencia në platformën Iks. 

Spanja gjatë viteve të fundit po përballet me stuhi të ngjashme të vjeshtës. Vendi këtë vit u rikuperua deri diku nga thatësira e rëndë falë reshjeve. Pjesa më e madhe e klimatikëve thonë se rritja e ngjarjeve ekstreme të motit është shkaktuar nga ndryshimet klimatike. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR