• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 50 të vrarë në fundosjen e një anije në Kongo

Të paktën 50 të vrarë në fundosjen e një anije në Kongo

Kinshasa, 3 tetor 2024 (MIA) - Një anije me dhjetëra udhëtarë është përmbysur në liqenin Kivu në pjesën lindore të Republikës Demokratike Kongo, me ç'rast kanë humbur jetën 50 persona.

Ende nuk dihet sa persona kanë qenë në mjetin lundrues dhe sa kanë humbur jetën, por dëshmitarë okularë thonë se kanë parë shërbime shpëtimi se si kanë nxjerrë të paktën 50 trupa nga uji.

Sipas tyre, 10 persona kanë mbijetuar dhe janë dërguar në spitalin lokal.

Anija e stërngarkuar është fundosur vetëm disa metra nga porti në Kituku.

Kjo është edhe një fatkeqësi tjetër vdekjeprurëse në Afrikën qendrore. Faji kryesor për aksidentet është mbingarkesa e objekteve lundruese. Këtë verë, 80 persona kanë humbur jetën kur një anije u përmbys në afërsi të kryeqytetit Kinshasa. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR