• e hënë, 19 janar 2026

Të paktën 5.000 njerëz janë vrarë gjatë protestave në Iran, pohon një zyrtar iranian

Të paktën 5.000 njerëz janë vrarë gjatë protestave në Iran, pohon një zyrtar iranian

Teheran, 18 janar 2026 (MIA) - Një funksionar iranian deklaroi se të paktën 5.000 njerëz janë vrarë në protestat në vend, duke përfshirë rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ai i akuzoi "terroristët dhe kryengritësit e armatosur" për vrasjen e "iranianëve të pafajshëm".

Funksionari, i cili refuzoi të emërohet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se disa nga përleshjet më të mëdha dhe numri më i madh i viktimave kanë ndodhur në rajonet kurde në Iranin veriperëndimor.

"Nuk pritet numri përfundimtar i viktimave në mënyrë të konsiderueshme të rritet", tha funksionari, duke shtuar se "Izraeli dhe grupe të armatosura në vendet e huaja" i kanë përkrahur dhe armatosur demonstruesit.

Agjencia e lajmeve e aktivistëve për të drejtat e njeriut me seli në SHBA dje publikoi se numri i viktimave ka arritur 3.308, me edhe 4.382 raste nën hetim. Organizata, po ashtu, kumtoi se ka konfirmuar më shumë se 24.000 arrestime. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR