Të paktën 47 persona të lënduar gjatë përplasjes mes dy autobusëve turistikë në Tokio
- Të paktën 47 persona, kryesisht shtetas të huaj, janë lënduar sot gjatë një përplasje mes dy autobusëve turistikë në autostradën në pjesën perëndimore të Tokios, njofton policia.
- Post By Fami Bajrami
- 14:03, 5 prill, 2025

Tokio, 5 prill 2025 (MIA) - Të paktën 47 persona, kryesisht shtetas të huaj, janë lënduar sot gjatë një përplasje mes dy autobusëve turistikë në autostradën në pjesën perëndimore të Tokios, njofton policia.
"Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, ndërsa përplasja ka ndodhur rreth orës 10:15 pranë hyrjes së tunelit Kobotoke në autostradë", bëjnë të ditur mediat japoneze.
Autobusët ishin nisur më parë nga Stacioni i trenit në Tokio për në Liqenin Kavaguçi në prefekturën fqinje Jamanashi.
Sipas policisë, autobusët që kanë qenë nën menaxhimin e së njëjtës kompani, për shkak të turmës vazhdimisht kanë nxituar dhe ngadalësuar në rrugë, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit të fundit nuk ka parë se autobusi i parë kishte ndaluar.
Foto: EPA