• e mërkurë, 03 korrik 2024

Të paktën 45 emigrantë humbën jetën afërsi të bregut të Kalabrisë

Të paktën 45 emigrantë humbën jetën afërsi të  bregut të  Kalabrisë

Romë, 26 shkurt 2023 (MIA) - Varka me emigrantë që u fundos sot në Italinë jugore, në brigjet lindore të Kalabrisë, u largua nga Izmiri tre ose katër ditë më parë, tha Manuela Kura, një përfaqësuese e qeverisë provinciale, duke shtuar se ajo po transportonte njerëz nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

“Sipas të mbijetuarve, në anije ishin 140 deri në 150 persona”, deklaroi Kura.

Ajo shtoi se 45 emigrantë humbën jetën, 81 të mbijetuar arritën në breg, duke përfshirë 22 të cilët tani janë në spital. Shumica e të mbijetuarve janë nga Afganistani. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR