Të paktën 41 palestinezë janë vrarë, 184 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës
- – Të paktën 41 palestinezë janë vrarë, ndërsa 184 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të kaluara, njoftuan mediat palestineze, duke iu referuar personave medicinalë lokalë.
- Post By Fitore Curri
- 21:00, 10 shtator, 2025
Gazë, 10 shtator 2025 (MIA) – Të paktën 41 palestinezë janë vrarë, ndërsa 184 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të kaluara, njoftuan mediat palestineze, duke iu referuar personave medicinalë lokalë.
Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023 arriti 64.656, ndërsa 163.503 janë plagosur. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Izraeli njoftoi se planifikon ta ndërmarrë kontrollin mbi qytetin Gazë, më i madhi në territorin e shkatërruar palestinez. Vlerësohet se qyteti është shtëpia e rreth një milion njerëzve, ose afro gjysma e popullsisë në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të dielën deklaroi se rreth 100.000 palestinezë deri më tani janë larguar nga qyteti Gazë. Grupet humanitare paralajmëruan se ofensiva do ta përkeqësojë situatën tashmë të vështirë për civilët palestinezë.
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) të dielën për herë të parë ju bënë thirrje të gjithë banorëve të qytetit Gazë të evakuohen. Ushtarët dërgonin porosi me zë dhe me shkrim dhe dërguan fletë me të cilat ju bënin thirrje njerëzve që ta lëshojnë qytetin. “Është shumë e rrezikshme të qëndroni në këtë zonë”, paralajmëroi IDF.
Izraeli, i cili zhvillon luftë kundër Hamasit afro dy vjet, thotë se ka për qëllim t’i eliminojë militantët të cilët fshihen në qytet. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s