Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar në një tunel të shembur në Indi
- Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar sot pasi u shemb një tunel në ndërtim rrugës për në shtetin indian verior Utarhand, deklaroi përfaqësuesi i shërbimeve të shpëtimit.
- Post By Sara Ademi
- 14:47, 12 nëntor, 2023

Nju Delhi, 12 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar sot pasi u shemb një tunel në ndërtim rrugës për në shtetin indian verior Utarhand, deklaroi përfaqësuesi i shërbimeve të shpëtimit.
"Rreth 200 metra nga tuneli u rrënua", deklaroi për AFP një përfaqësues zyrtar i cili foli nga vendi i ngjarjes", transmeton Beta.
Ai tha se në tunel janë ngujuar 40 ose 41 punëtorë.
Nëpër vrimat e rrënojave u dorëzohet oksigjen. Tuneli vazhdon të shembet derisa ekipet e shpëtimit bëjnë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngujuar brenda. sa/
foto:printskrin