• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 40 persona kanë vdekur nga kolera brenda një jave në Sudan

Të paktën 40 persona kanë vdekur nga kolera brenda një jave në Sudan

Kartum, 14 gusht 2025 (MIA) - Të paktën 40 persona kanë vdekur nga kolera brenda një jave në rajonin e Darfurit në Sudanin perëndimor, njoftoi sot organizata "Mjekët pa kufij".

"Përveç luftës së përhapur, populli sudanez aktualisht po përballet me epideminë më të keqe të kolerës në vend në vitet e fundit", paralajmërojnë "Mjekët pa kufij".

Vetëm në rajonin e Darfurit, ekipet nga "Mjekët pa kufij” kanë trajtuar më shumë se 2.300 pacientë javën e kaluar dhe regjistruan 40 vdekje nga kolera, shton organizata.

Sëmundja serioze e cila transmetohet përmes ujit dhe ushqimit të kontaminuar dhe shkakton diarre, mund të shkaktojë vdekjen brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

Që nga korriku 2024, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 100.000 raste të kolerës janë raportuar në të gjithë Sudanin, ndërsa sëmundja është përhapur "në të gjitha shtetet federale të Sudanit".

Lufta e cila tani është në vitin e tretë dhe e cila mori dhjetëra mijëra jetë dhe zhvendosi miliona njerëz, ka çuar në "krizën më të keqe humanitare në botë", thekson KB.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR