Të paktën 40 emigrantë humbën jetën gjatë përmytjes së një anijeje në afërsi të Tunizisë
- – Të paktën 40 emigrantë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane humbën jetën sot pasi anija e tyre u përmbyt dhe u fundos përgjatë bregut të Tunizisë, në një nga tragjeditë më vdekjeprurëse detare në rajon këtë vit, deklaroi një përfaqësues zyrtar anonim.
- Post By Fitore Curri
- 20:35, 22 tetor, 2025
Tunis, 22 tetor 2025 (MIA) – Të paktën 40 emigrantë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane humbën jetën sot pasi anija e tyre u përmbyt dhe u fundos përgjatë bregut të Tunizisë, në një nga tragjeditë më vdekjeprurëse detare në rajon këtë vit, deklaroi një përfaqësues zyrtar anonim.
Anija, e cila transportonte rreth 70 emigrantë, u fundos në afërsi të qytetit bregdetar Mahdia, informojnë mediat britanike.
Tunizia u bë vend transit për emigrantët të cilët ikin nga konfliktet dhe varfëria në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
Incidenti më i ri i përkujton autoritetet për rreziqe të vazhdueshme me të cilat përballen emigrantët dhe të problemeve të rritura me të cilat përballen vendet e Afrikës Veriore në kontrollin e rrugëve të jashtëligjshme emigrante. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s