Të paktën 40 bujq u vranë në një sulm të militantëve nigerian
- Të paktën 40 bujq humbën jetën në një sulm të grupit ekstremist Boko Haram në Nigeri, deklaroi një përfaqësues zyrtar i autoriteteve vendase.
- Post By Sara Ademi
- 08:01, 14 janar, 2025

Lagos, 14 janar 2025 (MIA) - Të paktën 40 bujq humbën jetën në një sulm të grupit ekstremist Boko Haram në Nigeri, deklaroi një përfaqësues zyrtar i autoriteteve vendase.
Luftëtarët e Boko Haram dhe grupi i tij i ndarë besnik i Shtetit Islamik dyshohen për sulmin të dielën në shtetin verilindor Borno në Nigeri, deklaroi sot komisari për Informacion Usman Tar.
"Raporti i parë tregon se rreth 40 bujq janë vrarë, ndërsa po bëhen përpjekje për të gjetur shumicën që ikën nga sulmi për t'u ribashkuar me familjet e tyre", tha Tar.
Boko Haram filloi një fushatë të dhunshme në Nigerinë verilindore në vitin 2009 për të imponuar një teokraci në vendin e Afrikës Perëndimore.
Në këtë konfikt humbën jetën më shumë se 35.000 njerëz, ndërsa më shumë se dy milionë janë zhvendosur. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s