Të paktën 39 persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në Spanjë
- – Të paktën 39 persona humbën jetën, ndërsa 73 u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm hekurudhor i cili ndodhi në zonën spanjolle Kordoba.
- Post By Fitore Curri
- 09:35, 19 janar, 2026
Madrid, 19 janar 2026 (MIA) – Të paktën 39 persona humbën jetën, ndërsa 73 u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm hekurudhor i cili ndodhi në zonën spanjolle Kordoba.
Aksidenti ndodhi kur dy trena të shpejtë dolën nga binarët në qytetin Adamuz.
Treni që qarkullonte në relacionin Malaga – Madrid me 317 udhëtarë doli nga binarët në hyrje të Adamuzit. Tre vagonët kaluan në hekurudhën fqinje në një moment kur vinte treni nga Madridi deri në Uelva, gjë që bëri edhe ai të dalë nga binarët.
Për shkak të aksidentit sot u anuluan rreth 200 trena të cilët qarkullojnë në relacionin Madrid – Andaluzi. fc/
Foto: EPA