Të paktën 350 turistë shpëtohen pas stuhisë së borës në Malin Everest
- Të paktën 350 turistë që kishin mbetur të bllokuar pas një stuhie bore në anën tibetiane të Malit Everest janë shpëtuar, raportuan mediat shtetërore kineze.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:29, 6 tetor, 2025
Pekin, 6 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 350 turistë që kishin mbetur të bllokuar pas një stuhie bore në anën tibetiane të Malit Everest janë shpëtuar, raportuan mediat shtetërore kineze.
Ekipet e shpëtimit e kanë transferuar grupin në mënyrë të sigurt në vendbanimin më të afërt, Çudang, raportoi DPA.
Më herët ishte raportuar se pothuajse 1.000 persona kishin mbetur të bllokuar në rreth 4.900 metra lartësi mbidetare, në pjesën lindore të malit.
Tendat e tyre ishin dëmtuar pjesërisht nga stuhitë, ndërsa rrugët janë të bllokuara nga bora e thellë.
Ende nuk dihet sa persona mbeten të bllokuar në Malin Everest.
Platforma "Xhimu Sinven" raportoi se ka viktima në vendngjarje, por deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për vdekje të mundshme. qa/
Foto: Ilustrimi Iksabej