• e diel, 29 shtator 2024

Të paktën 34 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite ndaj një shkolle dhe shtëpive në Gazë, njoftuan spitalet lokale

Të paktën 34 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite ndaj një shkolle dhe shtëpive në Gazë, njoftuan spitalet lokale

Gazë, 11 shtator 2024 (MIA) – Të paktën 34 persona, përfshirë 19 gra dhe fëmijë, u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite të natës dhe mëngjesit në Rripin e Gazës, të cilat goditën një shkollë të drejtuar nga Agjencia e OKB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), ku ishin strehuar familje të zhvendosura palestineze, si dhe dy shtëpi.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur pasdite, kur ishte goditur një shkollë përgatitore për djem e UNRVA “Al Xhauni” në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në pjesën qendrore të Gazës, informojnë mediat lokale. 

Ushtria izraelite thotë se caku ishin luftëtarë të Hamasit, të cilët planifikonin sulme nga brendia e shkollës. 

Në sulm ishin vrarë të paktën 14 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë dhe një grua, trupat e të cilëve ishin dërguar në spitalet e afërta “Al Auda” dhe “Al Aksa”. Sipas raporteve spitalore, të paktën 18 persona ishin lënduar në sulm. 

Dhjetëra mijëra palestinezë, të cilët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, jetojnë në shkolla në Gazë. Shkolla “Al Xhauni” është një nga shumë të drejtuara nga OKB-ja dhe shpesh është cak i sulmeve. fc/

Fotografia: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR