• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 32 persona e humbën jetën në një zjarr në një minierë në Kazakistan

Të paktën 32 persona e humbën jetën në një zjarr në një minierë në Kazakistan

Karaganda, 28 tetor 2023 (MIA) – Të paktën 32 minatorë kanë vdekur, ndërsa 14 janë ende në kërkim pas zjarrit në një minierë me të cilën udhëheq kompania franceze "Arcelor Mial" në Kazakistan, kumtuan autoritetet.

"Në orën 16:00 me orën lokale (12:00 sipas kohës së Evropës Qendrore), në minierën Kostenko janë gjetur trupat e 32 personave, ndërsa kërkimi për 14 minatorë të tjerë vazhdon, njoftoi Ministria për situata të jashtëzakonshme.

Autoritetet rajonale njoftuan mbrëmë se një zjarr shpërtheu në minierën Kostenko, jo shumë larg qytetit Karaganda.

Filiali i Arselor Mital, gjiganti botëror për prodhimin dhe tregtinë me çelik, më herët kumtoi se në minierën në momentin e zjarrit ishin 252 minatorë, ndërsa 208 ishin larguar.

Ky është aksidenti më i rëndë në një minierë në Kazakistan që nga viti 2006, kur 41 minatorë humbën jetën gjithashtu në një minierë të Arselor Mital, ndërsa aksidenti i dytë fatal në një minierë të Arselor Mital në dy muajt e fundit, pasi pesë minatorë e humbën jetën në mes të gushtit në atë kohë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR