• e premte, 22 nëntor 2024

Të paktën 31 të vrarë gjatë një sulmi të armatës sudaneze ndaj një xhamie

Të paktën 31 të vrarë gjatë një sulmi të armatës sudaneze ndaj një xhamie

Kartum, 22 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 31 persona u vranë në një sulm ajror të armatës sudaneze në një xhami në qytetin Uad Madani, në pjesën qendrore të Sudanit, kumtoi një organizatë prodemokratike lokale, njofton BTA.

Sudani që nga prilli i vitit 2023, është përfshirë me një luftë civile midis Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (PMSH), e udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si "Hemeti" dhe armatës së udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah al Burhan, lider faktit i vendit.

Sulmi ndodhi pas lutjeve të mbrëmjes në Vad Madani, një qytet në shtetin Al Xhazira, në jug të kryeqytetit Kartum. Komiteti për rezistencë të Vad Madanit, një organizatë prodemokratike që koordinon ndihmën mes qytetarëve, kumtoi se më shumë se gjysma e viktimave nuk janë identifikuar dhe shpëtimtarët po tentojnë të identifikonin dhjetëra trupa të djegur dhe të masakruar.

Organizata akuzoi armatën për shfrytëzimin e fuçive të mbushura me eksploziv gjatë sulmit.

Përleshje ushtarake po zhvillohen edhe në shtetin Al Xhazira, i cili është nën kontrollin e forcave paraushtarake që nga fundi i vitit 2023.

Akuzat për krime lufte vlejnë për të dyja palët, pasi civilët sulmohen dhe ndihma humanitare është bllokuar për viktimat e konfliktit, i cili, sipas KB-së, deri tani ka shkaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra personave dhe ka zhvendosur më shumë se 10 milionë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR