• e premte, 27 shtator 2024

Të paktën 31 të vrarë dhe 20 të plagosur në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat

Të paktën 31 të vrarë dhe 20 të plagosur në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat

Gaza, 19 maj 2024 (MIA) - Në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nusejrat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, kanë humbur jetën të paktën 31 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, njoftuan sot spitali Al-Aksa dhe dëshmitarët okularë.

Në një komunikatë të Mbrojtjes civile thuhet se “Ekipet e Mbrojtjes civile kanë gjetur 31 të vrarë dhe 20 të plagosur në shtëpinë e familjes Hasan që ishte shënjestruar nga forcat pushtuese izraelite në kampin Nusejrat”, duke shtuar se vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmi është kryer rreth orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale. Ushtria izraelite njoftoi se po verifikon raportin.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve raportoi se disa fëmijë ishin mes të plagosurve dhe se ekipet e shpëtimit po kërkonin njerëzit e bllokuar në rrënoja.

Ushtria izraelite thotë se kryen vetëm operacione të shënjestruara. mb.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR