• e hënë, 30 dhjetor 2024

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Somali

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Somali

 Mogadishu, 12 nëntor 2023 (MIA)  -  Në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura jetën e kanë humbur të patën 31 persona në Somali, njoftuan sot autoritetet lokale

 "Pothuajse gjysmë milioni njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në atë vend që nga tetori, ndërsa në jug të i vendit është shkaktuar dëm i madh material", deklaroi për gazetarët ministri i Informacionit Daud Avejs.

 Zyra e KB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare, e cila siguroi 25 milionë dollarë për zbutjen  e ndikimit të e përmbytjeve, në një kumtesë para disa ditëve paralajmëroi për "përmbytje që është statistikisht e mundshme vetëm një herë në 100 vjet, me pasoja të mëdha humanitare".

 Rreth 1.6 milionë njerëz në Somali mund të preken nga përmbytjet gjatë sezonit të shirave që përfundon në dhjetor. Zyra e KB-së vlerëson se mund të shkatërrohen 1.5 milionë hektarë tokë bujqësore.

 Kryeqyteti i vendit, Mogadishu, është goditur nga përmbytjet të mëdha që e kanë ndërprerë transportin dhe kanë marrë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

 Përmbytjet kanë prekur edhe Kenian fqinje, ku sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Kenian  kanë humbur jetën 15 persona. Më të goditura ishin qyteti port i Mombasas dhe qarqet verilindore të Manderas dhe Vaxhirit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR