• e diel, 02 shkurt 2025

Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomak pas përplasjes së një aeroplani dhe një helikopteri afër Uashingtonit

Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomak pas përplasjes së një aeroplani dhe një helikopteri afër Uashingtonit

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomak në afërsi të Uashingtonit pas fatkeqësisë në të cilën një aeroplan udhëtarësh u ndesh me një helikopter ushtarak, lajmëruan mediumet lokale.

Zhytësit gjetën edhe njërën prej dy kutive të zeza të aeroplanit. Helikopteri ishte përmbysur, por duket sikur është pothuajse i paprekur.

Fatkeqësia ndodhi mbrëmë kur një aeroplan me 64 udhëtarë u ndesh me helikopterin ushtarak Blek Hok me tre ushtarë në të dhe ra në lumin Potomak gjatë tentimit për të ateruar në aeroportin nacional "Ronald Regan" në afërsi të Uashingtonit.

Një përfaqësues zyrtar për Si-Bi-Es deklaroi se deri më tani nuk janë gjetur persona të mbijetuar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR