• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 30 trupa janë gjetur në varkë, që lundroi në brigjet e Dakarit

Të paktën 30 trupa janë gjetur në varkë, që lundroi në brigjet e Dakarit

Dakar, 23 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 30 trupa janë gjetur në një varkë, e cila lundronte në afërsi të brigjeve të kryeqytetit të Senegalit, Dakar, kumtoi sot armata.

Marina u informua për praninë e anijes mbrëmë dhe dërgoi një patrullë në zonë, në 70 kilometra nga Dakari, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të armatës senegaleze, Ibrahima Sou.

"Dekompozimi i trupave e ndërlikon procesin e identifikimit", kumtoi ushtria, duke shtuar se hetimi do të japë më shumë informacione për numrin e të vdekurve dhe origjinën e varkës.

Në fillim të muajit, tek brigjet e Senegalit u përmbys një varkë me 89 persona.

Sipas autoriteteve senegaleze, jetën kanë humbur të paktën 37 persona.

Shumë migrantë, të cilët largohen nga Afrika Perëndimore, përmes Senegalit po ikin nga konflikti, varfëria dhe mungesa e punës. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR