Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në Gaza
- Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Gazës, kumtoi Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza.
- Post By Sara Ademi
- 09:41, 12 tetor, 2024
Gaza, 12 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Gazës, kumtoi Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza.
Zëdhënësi i Agjencisë Mahmud Basal deklaroi se 12 persona, ndër të cilët gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmin që ndodhi mbrëmë pak para orës 21:40 sipas kohës lokale, ndërsa 14 persona janë të zhdukur dhe me siguri janë të ngujuar nën rrënoja.
Pas atij incidenti, drejtori i Agjencisë Ahmad al-Kahlut tha se 18 persona u vranë në disa sulme, duke përfshirë edhe sulmet ndaj tetë shkollave në kamp, të cilat shërbenin si strehimore për njerëzit e zhvendosur. sa/
Foto. EPA arkivi